Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas takimit me Yuri Kim, Nikolla: Do të kontribuoj për një qasje të re komunikimi në Kuvend

Pas takimit me Yuri Kim, Nikolla: Do të kontribuoj për një qasje

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dhënë detaje nga takimi i saj me ambasadoren amerikane Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit.

Nikolla ka falenderuar SHBA-në për ndihmën dhe kontributin e dhën në reformën në drejtësi, në reformën zgjedhore dhe avancimin drejt integrimit evropian dhe në procesin e vetting-ut.

“Partneriteti strategjik me SHBA është një gurë themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë.  Ne vlerësojmë shumë ndihmën e SHBA, veçanërisht për avancimin e reformës në drejtësi, të procesit të vetting-ut dhe kryerjen e reformës zgjedhore dhe të reformave të tjera në rrugën e anëtarësimit ne BE. Ne do të rrisim përkushtimin e përgjegjësinë për të justifikuar besimin që na dhanë qytetarët në mandatin e tretë. Unë do të kontriboj që të sjell një qasje të re në komunikim dhe veprimtarinë parlamentare, duke pasur si yll të karvanit që më udhëheq ne punën time interesat e vendit dhe jo përkatësinë time politike”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Të fundit