Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas vizitës në Turqi dhe takimit me Erdogan, Rama niset direkt në Greqi

Pas vizitës në Turqi dhe takimit me Erdogan, Rama niset direkt në
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë nesër (8 janar) Athinën.

Mediat greke, duke iu referuar burimeve diplomatike kanë bërë me dije se pas vizitës dy-ditore  në Turqi, kryeministri shqiptar do të takohet me homologun grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Mediat shkruajnë se ata do të zhvillojnë një takim privat në Athinë, si dhe do të kenë edhe një darkë mes tyre.

Kjo është hera e dytë që Rama pas takimit me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, zhvillon vizitë edhe në shtetin fqinj, Greqinë.

Nuk ka ende të dhëna se për çfarë do të diskutohet, por me shumë gjasë nuk do të lihet pa përmendur debati për shtrirjen e Greqisë me 12 milje detare në detin Jon. 

Më herët, të dyja palët janë pajtuar që t’i drejtohen institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë për shënjimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Marrëveshja Shqipëri - Greqi u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë bisedimet kanë vazhduar midis dy palëve për shënjimin e një kufiri detar.

Çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë është temë që ka përplasur të dy vendet në më shumë se 10 vjetët e fundit. Kjo çështje është e hapur që nga marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009, e cila u njoh si marrëveshja e detit ku të dyja palët i kontestojnë 350 km rreth caktimit të kufinjve detar.

Të fundit