Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas zgjedhjeve, Rama shpjegon ftesën e bashkëpunimit për Bashën: Nuk kam asnjë kufi, ulemi të ndërtojmë parimet

Pas zgjedhjeve, Rama shpjegon ftesën e bashkëpunimit për

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar ftesën e tij për kreun e PD, Lulzim Basha për bashkëpunim.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se  kjo ftesë është vetëm për PD dhe jo për LSI dhe se ai njeh si opozitë vetëm PD-në.

Pjese nga diskutimi 

Fevziu: Cili është bashkëpunimi në të cilin ju e ftoni?

Rama: Nuk kam asnjë kufi.

Fevziu:  As bashkëqeverisje?

Rama: Asnjë kufij.

Fevziu: As bashkëqeverisje?

Rama:  Nuk të jap ty përgjigje se s’je kryetar i opozitës, por të sugjeroj të bëhesh. Unë nuk kam asnjë kufij. Fare. Nuk kam asnjë tabu, fare zero.

Fevziu: Po vijë të kuqe?

Rama: Asnjë vijë të kuqe. Ejani të ulemi, vendosim një frymë dhe më pas hajde e ndërtojmë parimet.

Fevziu: Përballë opozitës shqiptare?

Rama: Jo opozitës shqiptare, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Unë di opozitë Shqiptare Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Fevziu: Po LSI?

Rama: Nuk më intereson fare, LSI për mua i përket një kategorie tjetër

Të fundit