Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pastrimi i mbetjeve, Rama ultimatum kryebashkiakëve: Merrni masa ose do iu çoj në Prokurori. Sanksionet që paralajmëroi

Pastrimi i mbetjeve, Rama ultimatum kryebashkiakëve: Merrni masa ose do iu

Situata me mbetjet dhe trajtimi i tyre ishte arsyeja që kryeministri Edi Rama mblodhi sot krerët e bashkive të vendit. Ai e cilësoi të papranueshme panoramën e qyteteve që janë "pushtuar" nga mbetjet.

Duke kritikuar ashpër drejtuesit vendorë, kryeministri paralajmëroi sanksione për bashkitë që nuk do ta trajtojnë si duhet situatën e mbetjeve. Ai deklaroi se se sanksionet do të arrijnë deri në marrjen e administrimit të bashkisë dhe çuarjen në Prokurori të kryebashkiakut.

"Sanksione deri në marrjen në administrim të bashkisë, sigurisht me çuarjen e kreut të Bashkisë në Prokurori. Do ta bëjmë këtë nëse nuk do ta gjejmë partnerin e duhur në territori dhe që do të bëjnë që Shqipëria të jetë sezonin e ardhshëm shembull i pastërtisë. Ne i kemi pikat fundore, të gjitha qarqet i kanë", tha Rama.

Ky i fundit bëri me dije se nuk do të kalojë asnjë buxhet, nëse nuk përfshin kostot e pastrimit. Ai bëri me dije se buxheti do të rishikohet nga prefekti dhe ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro, ndërsa shtoi se kjo e fundit do të shkojë në të gjitha bashkitë për të ndjekur se si do bëhet trajtimi i mbetjeve.

"Llogaritë do t'i bëjë qeveria. Edhe sikur i gjithë buxheti të duhet për pastrimin, do të shkojë për pastrimin, asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo. Shtëpitë e shqiptarëve kanë qenë gjithmonë model pastërtie pavarësisht situatës ekonomike. Askush nga do të tolerohet.  Të mos tolerojmë pirgje që bëhen stok me javë të tëra nëpër territor. Kjo kërkon vullnet dhe mirëadministrim", u shpreh kryeministri.

Ky i fundit vendosi në shënjestër kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron, duke i bërë kritika të ashpra. Sipas Ramës, Goro nuk ka bërë asnjë punë për menaxhimin e mbetjeve. Nga ana tjetër ai vlerësoi punën e kryebashkiakut Pjerin Ndreu për pastrimin e qytetit, por dhe bashkitë e qarkut Korçë.

"Unë s’mund ta konceptoj dot se jam në këtë pikë dëshmitar dhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë që në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, në Dhërmi më saktë. Nuk e konceptoj dot që një pedonale që përshkohet në këmbë, sikur Jorgua e Gjergji të çohet në 4 mëngjesit dhe me një trastë në dorë të mblidhte mbetjet.

Çohem unë para atij dhe pastaj vjen një dumdum dhe nuk e di ça viti është e mbledh plehrat. Duke qenë se jeni të zgjedhur nuk mund të bëja dot transferimin e Pjerinit në Himarë dhe Jorgos në Lezhë. Puna është që të kemi dy Pjerinë dhe jo dy Jorgo", tha Rama.

 

Të fundit