Flash News

Ditari i Maxhorancës

Patruesja grabiti ish-zyrtaren, Balluku nuk komenton: Se di kush është ish-shefja

Patruesja grabiti ish-zyrtaren, Balluku nuk komenton: Se di kush është

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është pyetur sot gjatë konferencës me gazetarët lidhur me grabitjen e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

Balluku nuk ka pranuar të bëjë koment duke u jusitifikuar me angazhimet e saj. Zv.kryeministrja i bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë me çështjen në fjalë.

“Unë jam shumë e zënë dhe më del pak kohë që të shikoj fëmijët e mi e jo më të merem më lajmet që as nuk e di se kush është, ish-shefja apo paarardhësi. PS dhe Rama janë iniciatorët, udhëheqësit dhe mbështetësit e reformës në drejtësi. Nuk më kujtohet që para Ramës të përmendej reforma. I bëjmë thirrje drejtësisë që të bëjë punën e saj, mos të shikojë majtas as djathtas”, tha Balluku.

Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, grabitën banesën e ish-zyrtares së kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata vodhën nga banesa një shumë prej 500 mijë euro dhe disa sende me vlerë.

Në dëshminë e saj, pastruesja ka pranuar grabitjen dhe ka thënë se gjithçka e kreu për shkak se e urrente Alda Klosin.

Të fundit