Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD kërkoi t’i hiqet mandati, Vullnet Sinaj: S’kam përfituar lekë nga buxheti i shtetit

PD kërkoi t’i hiqet mandati, Vullnet Sinaj: S’kam

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar t’i hiqet mandati deputetit socialist, Vullnet Sinaj. PD pretendon se Sinaj ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private.

Sinaj ka reaguar me një postim në Facebook, ku shkruan se nuk ka përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit, për periudhën kur ka qenë deputet dhe as kur është zgjedhur i tillë.

Sinaj thotë se është dorëhequr nga bizneset e tij në vitin 2017 dhe se transferimin e kuotave të kompanive, e ka bërë konform me ligjin.

“Mësova me habi dhe jo pa humor, kërkesën për mocion të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit tim si përfaqësues i Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Gjobëvënësit mediatikë e përsërisin këtë këngë gjinkallash nga viti 2017. Por, surpriza është që thashethemet e portaleve përdoren nga opozita duke i kthyer në akte politike.

Per sa më sipër, deklaroj me përgjegjësi të plotë:

- Në zbatim të nenit 70, pika 3 e Kushtetutës, nga viti 2017 kam dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të mia, duke iu përkushtuar vetëm politikës.

- Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi.

- Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet. 

Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit”, shkruan Sinaj.

Të fundit