Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pedagogia ankohet se nuk marrin përgjigje për kërkesat, Rama: Ne jemi djegur nga qulli, i fryjmë kosit

Pedagogia ankohet se nuk marrin përgjigje për kërkesat, Rama: Ne
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pedagogë të universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër. Ai është njohur me kërkesat e pedagogëve.

Një prej tyre i ka shprehur kryeministrit shqetësimin se nga ministria shpesh herë nuk marrin përgjigje. Rama i është përgjigjur se ato nuk kanë arritur që të gjejnë hallkën direkte të komunikimit.

“Ju mund të keni shkuar te ministrja por keni takuar ato te katet poshtë. Ministrat janë të gjithë në dispozicion. Unë të premtoj që nuk do të bëj asnjë telefonatë, ti çoj mesazh ministres dhe do të shikojmë nëse do të marrësh apo jo përgjigje”, ka thënë Rama.

Ndërsa ka akuzuar qeverinë paraardhëse se nuk ka bërë punën e duhur për sistemin univeristar, Rama ka ngritur si shqetësim autonominë. Ai tha se kjo e fundit shihet vetëm si mundësi për liri dhe jo si përgjegjësi.

“Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ka disa çështje që janë bërë themelore.

Me ligjin për arsimin e lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin për autonominë por nuk mjafton që ta shkruash pasi zbatimi është një tjetër sfidë. Autonomi në rastin e universitetit kuptohet si liri por jo si përgjegjësi, por ato janë bashkë dhe vetëm në një mënyrë të tillë mund të funksionojë”, tha Rama.

Të fundit