Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Pusho moj ti, pusho!", Peleshi i heq fjalën Berishës, por jo Ballës për fjalor të papërshtatshëm

"Pusho moj ti, pusho!", Peleshi i heq fjalën Berishës, por

Është duke u zhvilluar mes tensioneve kjo seancë e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Teksa ka mbajtur fjalën në foltoren e Kuvendit, Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për protestën e opozitës ku i është drejtuar më një gjuhë fyese dhe ulëritëse deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

“Pusho ti moj pusho”, i ka thënë Balla duke iu hakërryer.

“I bëj thirrje PD të distancohet nga dhuna e përsëritur nga protestat e thirrua nga kjo parti. Çdo parti mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtyre protestave.

Ka të dyshuar të paguar, për të kryer këto akte tensioni. PD, duhet të distancohet nga këto akte dhunë, Kuvendi me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të kërkojmë nga Prokuroria të gjitha masat shtesë për paprekshmërinë e uniformës së policisë së shtetit.

Dhe tjetra, jemi sot pak ditë nga një aktakuzë e turpshme…pusho moj ti pusho, se le nam”, tha ai. “I bëj thirrje PD të distancohet nga dhuna e përsëritur nga protestat e thirrua nga kjo parti. Çdo parti mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtyre protestave.

Ka të dyshuar të paguar, për të kryer këto akte tensioni. PD, duhet të distancohet nga këto akte dhunë, Kuvendi me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të kërkojmë nga Prokuroria të gjitha masat shtesë për paprekshmërinë e uniformës së policisë së shtetit. Dhe tjetra, jemi sot pak ditë nga një aktakuzë e turpshme…pusho moj ti pusho, se le nam”, tha ai.

Por kjo situatë vjen vetëm pak  minuta më parë, ky kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, i hoqi fjalën Berishës për shkak të fjalorit të papërshtatshëm.

Ndërkaq për Ballën nuk pati asnjë vërejtje mandje ai vijoj mendimin e tij dhe pas përfundimit të kohës së caktuar.

 

Të fundit