Flash News

Ditari i Maxhorancës

Peleshi thërret opozitën në konferencën e kryetareve

Peleshi thërret opozitën në konferencën e kryetareve

Kryeparlamentari Niko Peleshi ka thirrur një mbledhje të Konferencën e Kryetarëve, ditën e hënë në orën 11:00, ku kërkon që opozita të miratojë listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe emrat zëvendësues.

Në seancën plenare të pasdites të së martës, Kuvendi miratoi vetëm emrat e socialistëve tek kryesitë e komisioneve të përhershme parlamentare, për shkak se opozita e braktisi atë seancës, teksa nuk kishte dërguar as emrat e saj.

E pranishme në sallën e seancave plenare, nga Partia Demokratike ishte vetëm deputetja Jozefina Topalli, e cila votoi kundër, ndërsa 77 socialistë votuan pro.

Më konkretisht socialistët në seancën e sotme miratuan këto emra:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Kryetare – Milva Ekonomi

Nënkryetar – Erion Braçe

Sekretare – Zamira Sinaj

Komisioni Për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Kryetar – Ulsi Manja

Nënkryetar – Damian Gjiknuri

Sekretare – Aurora Mara

Komisioni Për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Kryetar – Bledar Çuçi

Nënkryetare – Olta Xhaçka

Sekretar – Ilirjan Pendavinji

Komisioni Për Edukimin Shkencën dhe Sportet

Kryetar – opozita

Nënkryetare – Evis Kushi

Sekretare – Hatixhe Konomi

Komisioni Për Shëndetësinë dhe Mirqënien Sociale

Kryetar – opozita

Nënkryetar – Eduart Shalsi

Sekretare – Enriketa Jaho

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Kryetare – Anila Denaj

Nënkryetar – Ceno Klosi

Sekretare – Ilva Gjuzi

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Kryetar – opozita

Nënkryetare – Iris Luarasi

Sekretar – Ardit Bido

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Kryetar – Blendi Klosi

Nënkryetar – Fadil Nasufi

Sekretar – Saimir Hasalla

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Kryetar – opozita

Nënkryetar – Erion Malaj

Sekretar – Arkend Balla

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Kryetar – Igli Hasani

Nënkryetare – Bora Muzhaqi

Sekretare – Mariana Koçeku

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Kryetar – Fatmir Xhafaj

Nënkryetar Ermal Elezi

Sekretare – Aulona Bylykbashi

Vlen të theksohet fakti se para kësaj seance plenare në Kuvend, grupi parlamentar u mblodh në selinë blu, ku miratoi emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve të përhershme parlamentare, edhe pse e kundërshoi gjatë seancës së paradites ndryshimin e strukturës së re të Kuvendit.

Por, demokratët nuk i depozituan zyrtarisht emrat në Kuvend dhe kjo ka sjellë që ata të mos votohen.

 Më konkretisht, demokratët përcaktuan këto emra:

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Luciano Boci

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – Bardh Spahia

Nënkryetarët në komisionet e tjera parlamentare:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nënkryetar Oerd Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – nënkryetar Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – nënkryetar Bledi Himci

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – nënkryetar Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – nënkryetar Albana Vokshi

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – nënkryetar Ivi Kaso

 

Të fundit