Flash News

Ditari i Maxhorancës

Peleshi zbardh vendimin: Kontrollorët mund të zëvendësohen edhe me të huaj

Peleshi zbardh vendimin: Kontrollorët mund të zëvendësohen
Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se ka mbledhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Komitetin e Mbrojtjes Civile. Ai tha se është marrë vendim me tre pika, ku ka bërë me dije se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është ngarkuar për marrjen e masave lidhur me këtë çështje.

Pra për të bërë zëvendësimin e kontrollorëve. Ai tha në “7 pa 5” se do të bëhet gjithçka për të nisur nga puna dhe se kontrollorët mund të zëvëndësohen edhe me persona të huaj.

“Dua të bëj me dije për herë të parë në media diçka. Ministri i Mbrojtjes është edhe drejtues i Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe kam thirrur në orët e vona një takim të Komitetit të Mbrojtjes Civile. Ky Komitet i përbërë nga disa ministra, ka marrë një vendim me tre pika.

Pika e parë ngarkon ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas; të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës", tha Peleshi.

Prej mëngjesit e së mërkurës, punonjësit e Albcontrol protestojnë për pagat dhe kushtet e punës. Ata nuk kanë arritur dakordësi me ministrjen Balluku. Pezullimi i punës nga ana e tyre ka sjellë bllokimin e fluturimeve në Rinas. Më shumë se 20 prej tyre janë shoqëruar në polici.

Të fundit