Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pensionet shqiptare 50% më të vogla se rajoni, Rama tallet me të moshuarit: Në 2024-ën do t’i merrni me kartë

Pensionet shqiptare 50% më të vogla se rajoni, Rama tallet me të

Kryeministri Edi Rama deklaroi ndër të tjera në Kongresin e Partisë Socialiste se në 2024-ën do të vihet në zbatim një projekt pilot për kategorinë e pensionistëve.

Ai tha se pensionet do t’i marrin me kartë në banka, por shtoi se këto të fundit nuk do të marrin komision.

Në 2024, ne pensionistëve do t’u japim kartën e tyre dhe do ta fillojmë tani projektin pilot. Pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe nuk do t’ua prekë paratë askush.

Këtë do ta shtrijmë për të gjithë. Do të na mërziten bankat, se nuk do të marrin më komision. I kam kërkuar Ministrisë së Financave që qeveria duhet të dalë me një propozim, që bankat nuk duhet t’i lëmë të fitojnë. Janë bërë për të fituar, por duhet të lënë dhe të tjerët do të fitojnë”, tha Rama.

 Ndërkohë, kujtojmë se sipas Monitor, kushtet financiare të pensionistëve u përkeqësuan më shumë këtë vit nga agresiviteti i spirales paga-inflacion.

Në vitin 2018, pensioni mesatar ishte sa 31% e pagës mesatare bruto, ndërsa në 6-mujorin e parë 2023, ky raport arriti në 25%. Përqindja e personave që nuk plotësojnë kriteret për pagesë të plotë po rritet me shpejtësi nga viti në vit.

Në qershor 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënin 50% të totalit të pensioneve të pleqërisë nga 45% më 2021. Ndërsa pensionet e reja që u lidhën në vitin 2023 ishin 11% më të ulëta se pensioni mesatar.

Pensionet e pleqërisë janë 50% më të ulëta se mesatarja rajonale. Propozimet si mund të përmirësohen të ardhurat e pensionistëve në afat të shkurtër dhe të gjatë.

 

Të fundit