Flash News

Ditari i Maxhorancës

Për Ballukun pati "rrjedhje" votash, nuk 'shpëtoi' vetëm me kartonët e PS

Për Ballukun pati "rrjedhje" votash, nuk 'shpëtoi'

Kuvendi ka rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Edhe pse në sallë ishin 128 deputetë, vetëm 47 vota ishin pro kërkesës për arrestimin e Ballukut, ndërsa 82 ishin kundër. 

Megjithatë, Balluku nuk shpëtoi vetëm me votat e PS, pasi në favor të saj votoi edhe partia e Tom Doshit, PSD e cila ka tre deputetë. 

Kjo për faktin se disa prej socialistëve nuk ishin në sallë, konkretisht Belinda Balluku, ish-ministrja Elisa Spiropali, deputeti Fatmir Xhafaj, dhe Bledi Gonxhja.

 

Të fundit