Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përçarje në PS? Mimi Kodheli votoi kundër Çuçit si ministër i Brendshme në Parlament, sqaron deputetja: Nuk kisha syze, lapsus

Përçarje në PS? Mimi Kodheli votoi kundër
Blendi Cuci

Me 97 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi miratoi sot dekretin e Presidentit Meta për emërimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Ndonëse në votim siç ndodh thuajse zakonisht i bashkon votat edhe opozita parlamentare, këtë herë kundër emërimit të ministrit të ri të Brendshëm ka patur edhe vota kundër nga vetë socialistët.

Sipas listës së votimit për emërimet e miratuara sot në Kuvend, ka rezultuar se mes votave kundër është renditur deputetja e PS, Mimi Kodheli. (e theksuar me shirit te kuq)

Përçarje në PS? Mimi Kodheli votoi kundër

Përçarje në PS? Mimi Kodheli votoi kundër

Nuk dihet pse ka ardhur ky qëndrim, apo kemi të bëjmë me një përçarje në grupit parlamentar të PS. Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e cilësoi në ‘open’ këtë votë kundër një lapsus.

Megjithatë, mbetet për tu konfirmuar nga vetë Kodheli se si qëndron e vërteta e këtij qëndrimi.

Përçarje në PS? Mimi Kodheli votoi kundër

 

Të fundit