Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përdorimi i të dhënave të E-Albania, Veliaj: Nuk janë tonat. Ne kemi një databazë, siç e ka pasur edhe Luli në 2011

Përdorimi i të dhënave të E-Albania, Veliaj: Nuk janë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues politik i qarkut në PS për Tiranën, Erjon Veliaj ka komentuar përdorimin e database shtetërore të E-Albania për qëllime elektorale.

I ftuar në “Real Story”, në “News 24”, Veliaj tha se databazat e publikuara nuk janë të tyre, ndërsa shtoi se që në 2011, kryedemokrati Lulzim Basha, i uronte në numrin e telefonit ditëlindjen qytetarët.

“Të gjitha partitë kanë një databazë, nuk e di nëse është databaza jonë. S’ka asnjë dyshim që paritë serioze marrin listën e krehin dhe kërkojnë të shikojnë elektoratit. Dikush që punon në fazën ka nevojë të dëgjoj më shumë për rrogën. Disa herë këtë e bën kryetari i partisë, në atë zonë, ose ai kryetar i organizatës së socialistëve, por nuk di të them nëse ajo është databazi jonë.

Sepse aty shihet një faqe Exlel, është e manipulueshme. Si çdo parti serioze në botë kemi një databaze. Që nga viti 2011, nga dy njerëz që nuk njoh, nga një amerikan dhe Lul Basha, që e dinte se kur e kam ditëlindjen dhe më uronte ditëlindjen. Çdo parti ka databazë. Nëse numri i telefonit është dhënë vullnetarisht nga qytetari, këtu s’ka asnjë lloj shkelje.

Këtë e bëjnë të gjitha partitë, partitë e kanë bërë këtë që në 2011. Ditëlindja ime dihej që në këtë vit, por edhe Basha, e thashë, këtë e bënë demokratët e Amerikës. Është tjetër gjë databaza e asaj që u pa në Pukë. Një parti e madhe nuk i ka hije të bëj një gjë e tillë, nuk blemë vota, e kurrë se bëjmë atë gjë”, u shpreh Veliaj.

Të fundit