Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përfundon pas disa ditësh procesi, sa punonjës policie janë vaksinuar kundër Covid-19

Përfundon pas disa ditësh procesi, sa punonjës policie janë
Foto ilustruese

Tre ditë më parë nisi vaksinimi i gazetarëve dhe efektivëve të policisë, si dy ndër grupet më të rrezikuara nga Covid-19.

Deri më tani janë vaksinuar rreth 4500 punonjës policie, ndërsa për gazetarët nuk ka një shifër.

Numrin e të vaksinuarëve nga radhët e uniformave blu e bëri me dije ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi sot në Gjirokastër, ku pa nga afër procesin e vaksinimit.

Sipas tij, vaksinimi i efektivëve mund të përfundojë pas dy ditësh. Koronavirusi iu mori jetën 29 punonjësve të policisë.

Të fundit