Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përfundon vaksinimi i bluzave të bardha dhe mësuesëve, Rama: Presim një sasi të konsiderueshme vaksinash

Përfundon vaksinimi i bluzave të bardha dhe mësuesëve, Rama:
Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama

Ka përfunduar procesi i vaksinimit të bluzave të bardha dhe mësuesëve. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

"Ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve të arsimit publik dhe jopublik. Mjekët dhe infermierët kanë marrë dozën e dytë dhe ka përfunduar si proces. Në shkallë vendi në total jemi në nivel 192 mijë të vaksinuar deri dje. Sot do të arrijmë në 200 mijë të vaksinuar", tha ajo.

Personeli shëndetësor ishte grupi i parë që mori vaksinën ant-Covid si më i rrezikuari. Procesi i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve zgjati më shumë se dy muaj.

Ndërkohë procesi i vaksinimit të mësuesvëe nisi me mbërritjen e dozave nga AstraZenca në mes të muajit mars.

Ndërkohë po vijon vaksinimi masiv i të moshuarëve, gazetarëve dhe punonjësve të policisë.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të procesit të vaksinimit në Pogradec tha se "Këtë javë do kemi një lajm tjetër për një sasi të konsiderueshme vaksinash të tjera".

Të fundit