Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përgjimi i Artan Lames, Rama: S'është çështje votash, është përkthyer sipas interesave të Metës

Përgjimi i Artan Lames, Rama: S'është çështje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar audio-përgjimin e publikuar ditën e sotme për kreun e Kadastrës, Artan Lame i cili i udhëzonte punonjësit e tij të mbanin peng rreth 100 mijë legalizime për të mos krijuar pakënaqësi që mund të dëmtojnë PS-në në zgjedhje, edhe pse ato ndërtime nuk do të legalizoheshin.

Rama, ashtu si edhe Lama, shprehet se bëhet fjalë për një përgjim të ndodhur katër vite më parë, pas zgjedhjeve dhe se  nuk ka të bëjë me zgjedhjet aktuale. Sipas tij, ai audio-përgjim është e përkthyer sipas interesave të presidentit Ilir Metës.

“Nuk ka lidhje fare me votat. Ai është një përgjim i vitit 2017 dhe ai diskutim është bërë përpara se të miratohej ligji i ri dhe po të shikoni çfarë thotë dhe po të merrnin ligjin e ri do të shikoni se të gjitha ato shqetësime janë adresuar në ligjin e ri. Nuk është çështje votash, por e përkthyer nga Ilir Meta çdo gjë është blerje votash. Janë mbledhur për ligjin dhe nuk ka lidhje fare me zgjedhjet ajo. Është një video e përkthyer sipas interesave të Ilir Metës. Nuk është për përfitim të votës. Në këtë rast është për të thënë që nuk mund t’u thuhet qytetarëve kjo gjë pasi për ndryshe të gjitha ata çohen në revoltë. Me ligjin e Saliut nuk legalizoheshin ndaj ndryshuam ligjin dhe tani do t’i legalizojmë”, tha Rama në Euronews Albania.

 

Të fundit