Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përjashtim deri në 60 ditë për deputetët, Rama kërkon miratimin urgjent të ndryshimeve të rregullores

Përjashtim deri në 60 ditë për deputetët, Rama

Grupi Parlamentar u mblodh sot në Kryesinë e Kuvendit dhe kërkoi me urgjencë ndryshimin e rregullores. Socialistët, pas seancës së fundit plenare, propozuan masa të ashpra ndëshkuese për deputetët e opozitës dhe përjashtim deri në 60 ditë.

Siç duket, Rama ka urdhëruar të vetët që këtë të enjte të kalojnë me urgjencë miratimin e ligjit, astu siç kanë vepruar deri tani në çdo seancë ku opozita ka protestuar.

Socialistët kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të futur në rendin e ditës ndryshimin e rregullores.

Po ashtu, Rama ka kërkuar që edhe marrëveshja me Italinë për refugjatët të miratohet në seancën e së enjtes.

Të fundit