Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përplasja në Rinas/ Rama-Bashës: Je kukull me fytyrë të buzëqeshur! Jep mendimin tënd

Përplasja në Rinas/ Rama-Bashës: Je kukull me fytyrë të

Kryeministri Edi Rama nga Dropulli ku po zhvillon fushatën elektorale ka folur në lidhje me përplasjen e kontollorëve me qeverinë në Rinas. Rama shprehet se kontrollorët gjetën kryeministrin e gabuar për të bërë të tilla sfida.

Ai i drejtohet kryedemokratit Basha ku i kërkon të japë një mendim në lidhje me çështjen e aeroportit të Rinasit, ndërsa akuzon Ilir Metën e Sali Berishën se ishte sulm i tyre. Rama e konsideron Bashën kukull me fytyrë të buzëqeshur. Ndërsa shtoi se vota për Bashën është votë për Berishën, Kryemadhin dhe Metën.  

Lulzim Basha është një kukull. Çfarë mendon ai për pengmarrjen e kullës së kontrollit ajror të Shqipërisë vetëm pak përpara stërvitjes ushtarake të bërë ndonjëherë në gjithë rajonin tonë. Si mund të bëhet Shqipëria lolo? Ku duan të dinë ata për të. Basha është kukull që u ofrohet njerëzve me një fytyrë të buzëqeshur”, u shpreh ndër të tjera Rama.

 

 

Të fundit