Flash News

Ditari i Maxhorancës

Abuzimi me fondet e IPARD, Rama e pranon: Do të korrigjojmë administrimin e fondeve

Abuzimi me fondet e IPARD, Rama e pranon: Do të korrigjojmë

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Zagrebi për pezullimin e fondeve të IPARD nga Bashkimi Evropian.

Rama ka pranuar gabimin me administrimin e fondeve dhe tha se qeveria ka kërkuar mbështetje. Kryeministri permendi edhe rastin e ngjashëm me Koracinë dhe sa do të marrin shembull prej saj.

“Kemi kërkuar mbështetje direkte për procesin e negociatave dhe duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje për turizmin, sigurinë kibernetike, ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacia”, u shpreh ai.

Komisioni Europian pezulloi grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

Të fundit