Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pipero në spotin e PS-së: Politikanët të ndalin sulmet ndaj vaksinimit dhe grumbullimet

Pipero në spotin e PS-së: Politikanët të ndalin sulmet ndaj
Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është bërë pjesë e spoteve elektorale të Partisë Socialiste.

Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, Pipero thotë se ka politikanë që shprehen se vaksinimi mbjell vdekje, duke shtuar se këto deklarata dëmtojnë këtë proces jetik.

"Politikanët duhet të ndalin sulmet ndaj vaksinimit dhe grumbullimet", thotë ndër të tjera Pipero, duke iu referuar opozitës.

"Zgjidh jetën" përmbyll deklaratën e tij Pipero, ndërsa në video shfaqet numri 12 me të cilin garon PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët figura të tjera publike si aktorët Robert Ndrenika dhe Tinka Kurti janë bërë pjesë e spoteve të PS për zgjedhjet e prillit.

Të fundit