Flash News

Ditari i Maxhorancës

Plagosja e aktivistit të PD në Kavajë, reagon Rama: Autori të prangoset sa më shpejt, Basha të bashkohet me mua

Plagosja e aktivistit të PD në Kavajë, reagon Rama: Autori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur në zyrën elektorale të PD në Kavajë, ku mbeti i plagosur aktivisti demokrat, Bledar Okshuni.

Në një reagim në twitter, Rama e ka cilësuar ngjarjen të patolerueshme dhe ka kërkuar që autori të prangoset sa më shpejt.

Po ashtu, Rama i ka kërkuar sërish Bashës të bashkohet me të, ndërsa presidentit Ilir Meta të ndaloje fushatën.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt!

Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”, shkruan Rama.

  Plagosja e aktivistit të PD në Kavajë, reagon Rama: Autori

Të fundit