Flash News

Ditari i Maxhorancës

Plagosja në zyrën elektorale në Kavajë, reagon Rama: Autori s'ka lidhje me PS-në, militant i PD-së

Plagosja në zyrën elektorale në Kavajë, reagon Rama: Autori
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë, ku në zyrën elektorale të PD-së, mbeti i plagosur Bledar Okshtuni.

Përmes një postimi, Rama thotë se ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik, duke theksuar, se autori nuk ka asnjë lidhje me PS-në.

Sipas Ramës, ai është është militant i PD-së. Ai shton se Partia Demokratike s’ka faj për ngjarjen, po për politizimin, duke e cilësuar "skandaloz".

Kryeministri i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha të ndahet nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe të bashkëpunojë me të.

Të fundit