Flash News

Ditari i Maxhorancës

Plarent Ndreca del pas 4 orësh nga SPAK

Plarent Ndreca del pas 4 orësh nga SPAK

Deputeti i PS, Plarent Ndreca ka qëndruar për gati 4 orë në Prokurorinë e Posaçme. 

I pyetur nga gazetarët, Ndreca tha se do flasë në momentin e duhur, pasi çështja konsiderohet akoma në hetim.

Ndreca është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet si person ndaj të cilit po zhvillohen hetime.

Më herët, SPAK i ka komunikuar Ndrecajt akuzën për shkelje të barazisë në tendera, me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohen kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

 

Të fundit