Flash News

Ditari i Maxhorancës

Po këta xhagajdurët e LSI ça bëjnë? Rama telefonon kandidaten: Një pjesë do kthehen te PD, të tjerët te ne

Po këta xhagajdurët e LSI ça bëjnë? Rama telefonon

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me kandidaten e 31-të të PS në Tiranë, Bora Muzhaqi gjatë udhëtimit të tij me makinë.

Pasi ka mësuar mbi ecurinë e fushatës, Rama e ka pyetur kandidaten edhe mbi punën e LSI në terren.

Po këta ça bëjnë xhagajdurët e LSI?”, pyet Rama ndër të tjera.

Me thënë të drejtën nuk i shoh, asgjëkund, në terren. LSI në Tiranë po humbet përditë. Ata që ishin gënjyer me ndonjë vend pune po i kthehen PD. E kuptojnë që s’janë të majtë”, thotë Muzhaqi.

Një pjesë e tyre do kthehen tek PD. I kanë marrë, mbajtur peng me punë e me rroga e me zijafete, pjesa tjetër tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt. Më 25 prill duhet t’u japim dërmon”, ia kthen Rama.  

Të fundit