Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Politika të rrijë larg”, Koçi replikon me Lamen: Kadastra krijoi kosto elektorale, dikush duhet çuar në SPAK

“Politika të rrijë larg”, Koçi replikon me Lamen:

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi i është përgjigjur drejtorit të Përgjithshëm i kadastrës, Artan Lame, një ditë pasi ky i fundit ka kërkuar që politika të qëndrojë larg dhe të merret me vizionin dhe me drejtimin. 

Lame reagonte pas akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi, se duart e krimit po ndërhyjnë në financat publike.

Në replikë të tij, Koçi ka theksuar se Kadastra është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier, madje shton se ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK.  

"Me lutjen per mediat që të mos përkthejnë: Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë sipas ligjit në çdo institucion. Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier.

Pra politika nuk ka pse i rri larg institucioneve. Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerëzit, kapadaillëku dhe niveli i ulet i shërbimit. Këto s'kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në rradhë të parë për nderhyrje dhe masa administrative. Por ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK", shprehet Koçi.

Të fundit