Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Politikani I.M, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, Nikolla thërret krerët e grupeve parlamentare

“Politikani I.M, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit,

Një ditë pasi Autoriteti i Dosjeve njoftoi Kuvendin se “një personazh me profil të lartë politik me inicialet I.M., rezulton ish bashkëpunëtor i sigurimit”, Lindita Nikolla ka thirrur krerët e grupeve parlamentare.  

Ajo do t’i njohë ata me shkresat që ka çuar në Kuvend Autoriteti i Dosjeve. Ky i fundit i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të ndryshojë ligjin mbi dosjet në vend, për shkak se favorizon politikanët e lartë dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Pas publikimit të njoftimit nga Autoriteti i Dosjeve dhe ngritjes së dyshimeve se bëhej fjalë për Ilir Metën, zëdhënësi i këtij të fundit reagoi, duke hedhur poshtë pretendimet.

 

Të fundit