Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Presidenti të zgjidhet nga opozita”, Rama: Vështirë të identifikosh kandidatë nga lëndinat e tjera

“Presidenti të zgjidhet nga opozita”, Rama: Vështirë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk shesh asnjë vullnet nga palët opozitare për propozime kandidatësh për presidentin e ri të vendit.

Në një prononcim për mediat pas dështimit të raundit të parë të këtij procesi, Rama tha se PS është e hapur të negociojë me të gjitha pjesët e opozitës, por përjashtoi mundësinë e uljes në diskutime me Sali Berishën.

 “Për cfarë arsye duhet PS të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në proces, dhe tia kalojë këtë të drejtë kujt. Se në anën tjetër kemi lloj lloj copash e cikash, ku qëndron logjika në këtë. Ne e kemi kaluar këtë proces dy herë në opozitë, në drejtimin tim të PS.

Një herë kur kishim numra mjaftueshëm për të bllokuar, një herë kur nuk kishim numrat pra PD kishte numrat për të zgjedhur presidentin, dhe ne jemi ulur në tryezë, kemi bërë përpjekjen tonë e kemi vazhduar përpara, pavarësisht se shumica zgjodhi një president nga radhët e Partisë”, u shpreh Rama, i cili përsëriti se refuzon të negociojë me Grupin e Rithemelimit të përfaqësuar nga Sali Berisha.

“Dihet se me kë nuk negociojmë e refuzojmë ta marrim në konsideratë.  Jemi ta gatshëm të flasim me çdo palë që do të donte të fliste me ne. Por nëse jo do presim me durim dhe në momentin që hyjmë në raundin e katër do përdorim mandatin që na jep Kushtetuta për të zgjedhur presidentit, s’kemi rrugë tjetër”, u shpreh Rama.

Më herët, Enkelejd  Alibeaj tha se propozimi për presidentin duhet të jetë i opozitës dhe se ai duhet të zgjidhet në tre raundet e para të procesit.

Të fundit