Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Prija duart atij të LSI”, Rama-Metës: Prita që Likja të merrte sëpatën

“Prija duart atij të LSI”, Rama-Metës: Prita që Likja

Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur fushatën elektorale në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi ndjesën e kandidatit të PD në Dibër, Xhelal Mziu, i cili kërcënoi me përsëritjen e ngjarjes së Elbasanit.

Sipas Ramës, falja e Mziut nuk ka asnjë vlerë, pasi PD nuk kërkoi falje për ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë në Elbasan.

Sot patë një fytyrë të dalë nga zgarfellat e historisë shqiptare, u tha disa njerëzve që ishin mbledhur aty që mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj ky kërkoi falje. Falja e tij nuk i duhet dreqit jo shqiptarëve.

Ndërkohë që ky kërkon falje nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje i kanë mbushur atë që nuk thuhet, nuk kanë kërkuar akoma falje për atë që ndodhi në Elbasan.

Kërkojnë falje për një fjalë të rëndë të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional dhe nuk kërkojnë falje për atë që ndodhi në Elbasan”, tha Rama, i cili ironizoi edhe qëndrimin e presidentit Ilir Meta pas kapjes së kandidatit të LSI duke blerë vota.  

“Sot një deputet i Ilirit dhe Monikës u kap duke blerë votat.

Thashë Like merr sëpatën dhe shko priti duart. Likja nuk doli por lëshoi një postim. Votoni mos kini merak, do jetë ditë feste. O Like. Ta kisha thënë o lëre rakinë, o do të ta nxjerrim me zor, është më keq kur ta nxjerrin me zor.

Tani mos dil më, rri mirë aty ku je, shumë mirë e the, jam dakord me ty, ditën e diel do të jetë ditë feste, ditën e diel të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellat e historisë do të kthehen në lepuj, që të gjithë”, deklaroi Rama.

Të fundit