Flash News

Ditari i Maxhorancës

Problematikat/ Rama i lë ‘topin në derë’ universiteteve: Për më shumë fonde, aplikoni në projektet e BE

Problematikat/ Rama i lë ‘topin në derë’

Në një takim me rektorët e univeristeteve publike dhe jopublike, kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë nga universitetet, duke hequr përgjegjësinë nga qeveria që drejton.

Ai tha se renditja e univeristeteve shqiptare “në hartën globale është e papranueshme, pavarësisht përparimit”.

Teksa e konsideroi renditjen abusrde, Rama theksoi se nuk pasqyron kapacitetet që kanë universitetet shqiptare.

“Ndaj gjëja që kemi vendosur është që të merrmi shumë seriozisht me këtë aspekt dhe do të thotë të fillojmë e ti ndjekim një nga një të gjitha kushtet që duhen përmbushur, që ndonjëherë janë kushte fare elementre për të pasur një rankim shumë më dinjitoz e shumë më pranë asaj që ofrojnë kapacitetet tona akademike”, u shpreh Rama.

Ky i fundit u ndal edhe te fondet për kërkimin shkencor, pjesë e kërkesave të pedagogëve që kanë protestuar. Rama përdori shembullin e Universitetit të Tiranës për të treguar që fondet për kërkimin shkencor rriten me aplikimet për projektet e financuara nga BE. Por nuk përmendi që qeveria do t’i rrisë vetë, duke e lënë zgjidhjen e problematikave në dorë të univeristeteve.

“Risjell në vëmendje një shifër të Universitetit të Tiranës, i cili e ka rritur numrin e përfituesve nga fondet evropiane, nga më pak se 50 përfitues në më shumë se 400 përfitues, pra pedagogë nga këto financime, do të thotë gjysma e gjithë numrit të përgjithshëm të pedagogëve të universitetit.

Dicka e jashtëzakonshme e është impakti i drejtpërdrejtë i lidershipit të ri të universitetit të Tiranës. Duke bërë që kapaciteti ynë financues për kërkimin shkencor të rritet në mënyrë shumë të ndjeshme”, tha Rama.

 

 

Të fundit