Flash News

Ditari i Maxhorancës

Propozimi për mbledhjen e radhës dhe "kritikat" e Korreshit për Bardhin, zbardhen të tjera diskutime nga takimi i deputetëve të PD-së

Propozimi për mbledhjen e radhës dhe "kritikat" e Korreshit

Gazment Bardhi thirri sot në një takim përbashkues deputetët e opozitës. Në tryezë u ulën 43 deputetë përfshirë kryedemokratin Sali Berisha dhe aleatët: Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Edhe pse takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, Politiko.al ka mundur të zbardhë disa prej diskutimeve të deputetëve demokratë.

Në bisedat e zbardhura nga Politiko.al Gazmend Bardhi propozon që të zhvillohet edhe një mbledhje e radhës mes deputetëve të  PD-së, përpara seancës së ardhme plenare.

Saimir Korreshi: Jam dakord me të gjithë kolegët që këto takime duhet të dalin me disa vendime konkrete. Vetëm dua që të shtojnë që duhet të gjithë ne duhet të marrim pjesë në komisione. Për Gazin kam vetëm disa vërejtje, na e ndrysho pak këtë formatin se nuk vihet në qeveri me barkun bosh

Xhelal Mziu: Ju përshëndes të gjithëve,  sot është dita  e parë që grupi parlamentar është i bashkuar, është humb shumë kohë, kjo humbje kohe u reflektua edhe në zgjedhjet e fundit vendore. Unë kam qenë një nga ato deputetë që kam marrë pjesë. Besoj se sot më shumë se kurrë grupi parlamentar do të jetë më i bashkuar do të jetë më solit. besoj fort që PD-ja do të jetë më e bashkuar.

Bujar Leskaj: Mbledhjen  e dytë të grupit unë e mendoj ta organizoni sa më shpejt që të jetë e mundur. Në shenjë respekti për dy deputetët tanë të nderua.r Flmur Hoxhaj dhe Isuf Celaj dhe në shenjë respekti për qarkun e Kukësit që ishte fitues në zgjedhjet e prillit 2021, unë propozoj ta organizojmë në Kukës. Shpërndahemi në Kukës, të konsumojmë 2 ditë në mbështetje të kandidatit Emri Vata.

Bardhi: Unë gjykoj që për fondet  e Bujqësisë jemi në pritje të përfundimit të hetimit nga strukturat e BE-së dhe të marrim një kopje të raportit. E kuptoj shqetësimin që është shfaqur në një sallë tjetër pëe ngritjen e një komisioni hetimor. Por t gjithë biem dakord që për sa kohë jemi në këtë sallë dhe nuk kemi një vendim te tillë nuk mund të ngrihet një komision se nuk ngrihet dot me vendim kryesie sepse duhet 35 firma deputetësh. Nëse duam ta fusim këtë unë nuk kam asgjë kundër, por un mendoj që duhet të këmi prioritete, dukë parë ecurinë ë dy komisioneve të para kërkojmë ngritjen e komisioneve të para.

Për sa i përket propozimit procedural pres ta caktojmë mbase dhe sot, për të lënë mesazhin që ky nuk ishte një takim i rastësishëm por ishte një formulë e të gjithëve bashkë për të ecur përpara në këtë format gjykoj ku të lemë një dit para seancën plenare. Biem dakord që do të caktojmë një mbledhje javën e ardhshme. Deri në datë 14 nuk ka seancë, paraprakisht kamë pasur një bisedë me kryetaren e kuvendit e cila me ka konfirmuar që kryetarin e grupit e zgjedhin deputetët. Sapo ka dal njoftimi për këtë mbledhje të përbashkët ka ndryshuar qëndrimi i PS-së, arsyen dhe motivin besoj se e keni të qartë.

 

Të fundit