Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta për devijimin e rrugës/ Kushi iu kërkon prindërve të çojnë fëmijët në shkollë, por s’flet për problemin

Protesta për devijimin e rrugës/ Kushi iu kërkon prindërve

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas bojkotimit të mësimit që erdhi nga fëmijët, të cilët iu bashkuan sot protestës, kundër devijimit të lëvizjes pranë aeroportit të Rinasit.

Ajo iu kërkon prindërve që të mos i privojnë fëmijët nga e drejta për t’u arsimuar, duke theksuar se çdo orë mësimi është e vlefshme.

Por Kushi nuk jep zgjidhje dhe nuk ndalet te shqetësimi i tyre. Tashmë që rruga është me një drejtim lëvizjeje, ata duhet të përshkojnë kilometra të tëra për t’u kthyer në shtëpi.

“Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim. Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë”, shkruan Kushi.

Të fundit