Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS merr 8 mandate në Vlorë, nxjerr "jashtë loje" LSI-në. Gjiknuri “thumbon” Metën: Përgjigje e merituar provokatorëve

PS merr 8 mandate në Vlorë, nxjerr "jashtë loje"

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore Vlora ka qenë pikë e nxehtë përplasje mes presidentit Ilir Meta dhe deputetit Damian Gjiknurit.

Nga numërimi i votave në këtë qark rezulton kryesuese PS-ja me 8 mandate, njësoj sin ë 2017-n, PD me 4 mandate (një më shumë se në 2017-n) ndërsa LSI-ja nuk ka siguruar asnjë mandat në këtë qark.

PS ka siguruar 58845 (57.89%) vota, PD ka siguruar 32067 vota (31.55 %).

Pas rezultateve favorizuese të PS-së, ka reaguar Damian Gjiknuri në Facebook. Teksa falenderon ata që I besuan votën, “thumbon” dhe Metën, teksa shprehet, “Qytetarët e Vlorës, Sarandës, Selenicës, Delvinës, Himarës, Konispolit e Finiqit i dhanë përgjigjen e merituar edhe atyre që provokuan fushatën me deklarata e akuza, duke mos i lejuar të fitojnë asnjë mandate”.

Reagimi i Gjiknurit:

FALEMINDERIT PËR BESIMIN! VLORA NUK U NDAL

Me përfundimin e procesit të numërimit për forcat politike, konstatoj me kënaqësi se kemi ruajtur numrin e mandateve rekord të fituara 4 vite më parë. Qarku i Vlorës ka përqindjen më të lartë në rang vendi të votave për PS. Qytetarët e Vlorës, Sarandës, Selenicës, Delvinës, Himarës, Konispolit e Finiqit i dhanë përgjigjen e merituar edhe atyre që provokuan fushatën me deklarata e akuza, duke mos i lejuar të fitojnë asnjë mandat! Vota e marrë është përgjegjësi e shtuar për të punuar edhe më fort për vazhdimin e projektit të transformimit të Vlorës!

 

 

 

Të fundit