Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS bën teatër në Kuvend, braktis sallën pas fjalës së Zhupës

PS bën teatër në Kuvend, braktis sallën pas fjalës

Deputeti socialist Erion Braçe ofendoi kolegen e tij demokrate, Ina Zhupa, duke e quajtur ruse, duke e akuzuar edhe për dezinformin. Braçe nuk e kurseu veten kur i kërkoi Zhupës të mos hidhte parfum e të priste thonjtë, pasi demokratja iu referua hetimit që ai kishte kërkuar për mediat.

Mirëpo, fjalori që Braçe përdori për Spiropalin ishte i denjë, pasi kryeparlamentarja e justifikoi duke thënë se socialisti replikoi.

Disa orë më vonë, Zhupa mori fjalën dhe në vazhdën e replikave, iu kundërpërgjigj socialistit.

“Keni një problem të madh me gjatësinë, unë nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra, nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë s’ia jap të drejtën e vetes të të them kone edhe pse të thonë të gjithë. Fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi o Erion t’u rritë boja sa shumë m të ha goja”, deklaroi Zhupa.

Kjo bëri që PS të largohet nga salla e Kuvendit, e prekur dhe e indinjuar nga ofendimi që sipas tyre iu bë Braçes.

Të fundit