Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS fitoi 6 mandate në Korçë, Peleshi: U shtrij dorën kundërshtarëve politikë, janë shumë të rëndësishëm

PS fitoi 6 mandate në Korçë, Peleshi: U shtrij dorën

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Korçë me 6 mandate të fituara nga PS-ja, (60543 vota) dhe 5 mandate nga PD (50479 vota), ndërsa LSI nuk mundi të sigurojë as 1 mandat.

Niko Peleshi, përfaqësuesi politik nga PS në qarkun e Korçës, pas mbylljes së procesit të numërimit të votave në këtë qark, në një deklaratë për median ka falenderuar gjithë mbështetësit e kësaj force politike.

“Nuk pres dot më sepse nuk më durohet që të ndaj me të gjithë qytetarët e Korcës dhe të gjtihë Shqipërisë, se partia Socialiste ka fituar bindshëm në Korçë sic ka fituar në të gjithë vendin. Ka fituar bindshëm me rreth 10 mijë vota më shumë se PD, kemi mbajtur të njëjtën diferencë votash me koalicionin opozitar.
Ka një votë qytetare, sepse modeli i fitores 6 me 5 është një fitore e bukur”, tha ndër të tjera në një dalje p-ër median.

“Ne edhe kur nuk fitojmë dimë të lexojmë çdo votë që nuk e kemi pasur në favorin tonë.
Unë zotohem se nga sot, së bashku me të gjithë anëtarët e PS, do të lexojmë cdo votë që kemi marrë.

Jemi me më shumë se 2700 vota plus këtu në Maliq.
Jemi 3000 vota përpara në Pogradec, jemi përpara shumë në Kolonjë, me fitore prej 53%.

Kemi një fitore të jashtëzakonshme, por kjo nuk shpallet nga ana ime me eufori por me përulësi.
Sapo fiton një mandat i rëndësishëm në këtë qark, kërkon shumë punë. Fitorja kërkon shumë punë tanimë, dhe falënderoj të gjithë të rinjtë që ofruan modelin e duhur, duke votuar 6 me 5 dhe jo me 6, 4, 1. U shtrij dorën kundërshtarëve tanë politik, edhe pse në opozitë, ata janë shumë të rëndësishëm në punën që bëjnë.
Falenderoj për punën e palodhur të kandidatëve të PS në qarkun e Korçës”, tha më tej Peleshi.

Jemi një ekip në shërbimin tuaj, nuk kemi nevojë vetëm për mazhorancë , por edhe për opozitë, ndaj ju shtri dorën për bashkëpunim të gjithë kundërsharëve tanë politike.

Të fundit