Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS fiton 73 mandate, Gjiknuri-Metës: Mbaje fjalën! Jep dorëheqjen!

PS fiton 73 mandate, Gjiknuri-Metës: Mbaje fjalën! Jep

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë Damian Gjiknuri në një dalje për median pas mbylljes së procesit të votimit në këtë qark, ku mori 8 mandate, falenderoi qytetarët për besimin si dhe ironizoi presidentin Ilir Meta.

Gjiknuri tha se Meta energjizoi fushatën zgjedhore në Vlorë, ndërsa shtoi se ai duhet të mbajë fjalën e dhënë, se pati deklaruar që nëse PS merr 71 mandate e vetme do të jepte dorëheqjen si president.

“Dua të falënderoj forcat e tjera politike që treguan maturi dhe qetësi e kulturë demokratike. Falenderoj dhe presidentin e Republikës i cili na energjizoi fushatën dhe ne meqenëse  mbajtëm fjalën tonë që Vlora nuk ndalet, shpresoj që dhe ai të mbajë fjalën si president se tha ne Vlorë se nëse PS fiton 71 ai do të dorëhiqet. Kështu që unë e falënderoj për energjizimin e fushatës sonë”, u shpreh Gjiknuri.

Të fundit