Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS fiton njësinë 7 në Tiranë, Veliaj: Provë se Reforma në Drejtësi do vazhdojë

PS fiton njësinë 7 në Tiranë, Veliaj: Provë se Reforma

Partia Socialiste ka deklaruar fitoren për njësinë numër 7 në Tiranë.

Drejtuesi politik i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje nga selia rozë tha se fitorja në njësinë e drejtuar nga Etilda Gjonaj, tregon se Reforma në Drejtësi do të vazhdojë.

Shumë njerëz thonin se nuk fitohet me goca të mira Njësia 7, por duhen cuna të fortë, prova se nuk dështon Reforma në Drejtësi është fitorja jonë në Njësinë 7.

Unë e di që reforma në drejtësi beteja jonë nuk ka mbaruar dhe është kantier, këtu përballë ka edhe trafikantë droge, që kemi sfida pafund, por çështja është se tërhiqemi nga të gjithë ata që preken nga reformat tona apo vazhdojmë të ecim përpara.

Kush mendoi se duke vënë një vajzë të mirë, të shkëlqyer, familje, e përgjegjshme, dhe e pa këtë si dobësi, sot kuptoni që ne jemi më të fortë se kurrë. Të jesh i mirë nuk është dobësi, të jesh i ndershëm e i sjellshëm nuk është dobësi, të jesh punëtor nuk është dobësi, nëse dikush kishte nevojë për një provë, fitorja e Etildës në Njësinë 7 është prova.

Ne nuk e ulim kokën, nuk e pranojmë të keqen të na sundojë. I falënderoj të gjithë me gjithë zemër, e sidomos patronazhistët tanë të mrekullueshëm. Do ketë më shumë drejtësi nga fitorja e Etildës”, tha Veliaj.

 

Të fundit