Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS rrëzoi rezolutën për Srebrenicën, Rama: Ishte lojë e një të damkosuri si katran me bojë

PS rrëzoi rezolutën për Srebrenicën, Rama: Ishte lojë e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot me votat e shumicës socialiste një rezolutë të paraqitur nga një grup deputetësh demokratë, ku kërkohej njohja e masakrës së Srebrenicës si genocid. 

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se kjo nuk ishte rezolutë, por një lojë e ish kryeministrit Sali Berisha.  

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”, shkruan Rama në Tëitter.

Të fundit