Flash News
Situata e Covid-19 në 24 orë: 19 humbje jete dhe 892 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri
Ultimatum nga BE për integritetin e kandidatëve? Rama: Mora vlerësime, në Bruksel kërciti vetëm ndërhyrja e gazetares
Revolucioni Dixhital/ Rama bën bilancin: Shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radha
Zgjedhjet/ Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës
Aleatët e Bashës si ‘inglorious bastards’
“PS-së i merrni të keqen ju”, Rama: Kudo ka pastrim parash, Ndrangheta ndërtoi vetëm një dyqan

Merr letra nga dosjet atje dhe hidhi ketu e bëji çorap dhe dynjanë me llafe. Kështu deklaroi shefi i qeverisë Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët për lidhjet e mundshme të zyrtarëve të lartë shqiptarë me eksponentë të Ndraghetës.
Sipas tij, Prokuroria e ka thënë qartë se i vetmi investim i bërë është një dyqan për shitjen e rrobave të punës për të cilin ka pasur komnflikt mes ortakteve.
Rama u shpreh se në çdo vend ka pastrim parash, madje sipas tij rregullat janë më të shtrënguara në Shqiperi.
“A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka. Të gjitha vendet luftojnë me paratë pista dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera”, tha kryeministri.
Duke iu kthyer gazetarëve, Rama tha se përgjimet janë marrë dhe janë bërë “cop cop” nga vetë dora e shqiptareve.
“Është e paprecedentë që ambasadori italian të detyrohet të shprehet. E dini pse është shprehur. Sepse janë të mahnitur, të skandalizuar nga fakti që një hetim që rezulton nga prokuroria italiane që s’ka lidhje me ndonjë kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri të kthehet në një kauza komune nëpër media dhe ta bëjë Shqipërinë cop, cop në shqip, nga duart e shqiptarëve. Si e para përfytyroni ju që nëse do kishte diçka këtu do kishte mbetur pa dalë atje, apo do kishte mbetur pa ardhur këtu në çfarëdo forme”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavshëme, kryeministri iu kthye ashpër gazetarëve dhe opozitës.
“Ata që e luftojnë mafian shtrirë nëpër kolltuqe si derrat e kënaqur të Migjenit e mbajnë shqiptaret me dokrra e bëjnë si ekspertë të luftrave e janë më të korruptuar e inkriminuar se gjithë ne së bashku po e po, se as unë e as ju nuk hyjmë në këtë kategori por dhe më keq se ata që i përkasin botës së krimit.
Ështe njësoj sikur tju them une a jeni e sigurt që lojtarët e fatit nuk bëjnë linjën editoriale të tv tuaja? PS i merrni të keqen ju që të gjithë që të jemi të qartë, dakort?”, u shpreh ndër të tjera Rama.
Ditari politik









Të fundit

Balla: Si do veprojë Rama nëse Meta nuk i dekreton qeverinë pas 25 prillit
2 Mars 2021, 22:54

Topalli: As sondazhet e veta s’e çojnë askund PD-në
2 Mars 2021, 22:17





Demi Lovato humbet kile duke qenë e lumtur
2 Mars 2021, 21:01
Joan Laporta shprehet i sigurt: Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona
2 Mars 2021, 21:01

Veçoritë dalluese të Galaxy Z Fold2
2 Mars 2021, 20:38

Kurti nga Lezha: Kushtetutra nuk na lejon bashkimin me Shqipërinë
2 Mars 2021, 20:14
Pas Hungarisë, një tjetër shtet evropian pranon vaksinën ruse
2 Mars 2021, 19:40
95% e shërbimeve publike online
2 Mars 2021, 19:39


Një rikthim te blutë, Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri
2 Mars 2021, 18:47
Aktorja e 'Wonder Woman' shtatzënë për herë të tretë
2 Mars 2021, 18:46
VOA: COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse
2 Mars 2021, 18:33

Patozi prezanton kandidatin e Bindjes Demokratike për Qarkun e Vlorës
2 Mars 2021, 18:03