Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse ndërruat mendje për vettingun e politikanëve? Rama: Do ulemi në tryezë me opozitën, në 3 vite gjërat evoluojnë

Pse ndërruat mendje për vettingun e politikanëve? Rama: Do ulemi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e opozitës për vettingun e politikanëve.

Pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë, Rama tha se është i gatshëm të ulet në tryëzë me opozitën për të dëgjuar propozimin .

I pyetur se çfarë ka ndryshuar nga 2018 kur e rrëzoi si propozim, Rama tha se tre vite gjërat evoluojnë, argumentet po. Sipas tij, nëse nisma ka argumente bindës dhe ka interes për publikun, nuk ka rëndësi nga vjen propozimi.

Nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë, për të respektuar një parim, që e kemi vendosur vetë që në fillim, që ne jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë. Do të ulemi me vullnet të mirë për çdo gjë që opozita do të diskutojë.

Më 2018 ka pasur një propozim, që është konsideruar jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Janë tre vite, në tre vite gjërat evoluojnë, argumentet po. Nëse ka argumente bindës, ne do bëjmë më të mirën.

Seriozitet mbi parimin se jemi gati të diskutojmë çdo gjë, fillon nga këtu. Nëse që në fillim ne themi fjalën e fundit në dialog, atëherë s’ka tryezë.

Do të ulemi në tryezë, do të japim gjithë disponimin për të dëgjuar, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve tanë të fushës dhe do arrijmë në konkluzione në mënyrë sa më civile. E kam thënë që cilësia e demokracisë, e bashkëjetesës, nuk varet nga sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord. Mund të mos biesh dakord duke gjuajtur me gurë, por edhe duke argumentuar normalisht. Ne duam këtë të dytën”, tha Rama.

I pyetur se a do të kërkohet Opinioni i Venecias, kryeministri tha se nuk ka asnjë opinion për këtë propozim aktualisht.

“Nuk kam asnjë opinion sot për sot. Mendimin personal nuk jam i gatshëm ta ndaj publikisht. Mund të mos na bindë në pamje të parë një gjë për të cilën nuk dimë gjithçka, ulemi, diskutojmë, dëgjojmë argumentet, i ballafaqojmë. Në rast se shohim interes për publikun, për vendin, nuk ka rëndësi nga vjen propozimi”, u shpreh Rama.

Të fundit