Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse ndryshoi qasje për zyrtarët që shkelën ligjin? Rama: Përgjegjësia penale është individuale

Pse ndryshoi qasje për zyrtarët që shkelën ligjin? Rama:

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama është kapur “mat” me një pyetje lidhur me përfshirjen e ish-zyrtarëve të tij në afera korruptive.

Në vitin 2013 pasi fitoi mandatin e parë qeverisës, Rama tha se përgjegjësia ishte e kryeministrit dhe jo e anëtarëve të kabinetit, qasje kjo që ndryshoi në vitin 2017, kur Rama deklaroi se çdo individ ka përgjegjësi individuale.

Rama tha se nuk ka ndryshuar asnjë qasje, por sipas tij përgjegjësia qeverisëse është e kryeministrit, ndërsa përgjegjësia penale është e individit i cili ka shkelur ligjin. Rama pretendoi se ata që shfrytëzojnë detyrën ia kanë punuar pas shpine dhe se kanë pasur qëllime të pa shpallura.

Rama: Nuk besoj se ka ndryshuar gjë sepse këtu nuk është fjala për qasje. Këtu është fjala për një koncept shumë të thjeshtë. Përgjegjësia qeverisëse patjetër që është e kryeministrit, ndërsa përgjegjësia penale është individuale. Dhe nuk ka përgjegjësi të ndarë kur është fjala për individë të cilët abuzojnë me detyrën prapa kurrizit të të tjerëve dhe përpiqen që të përfitojnë duke shfrytëzuar mundësinë dhe fuqinë që iu jep detyra. Përgjegjësia e kryeministrit është e padiskutueshme për të gjitha qëllimet e shpallur dhe për të gjitha objektivat e shpallura. Qëllimet e pa shpallura individuale janë qëllime të fshehta që gjithsecili ka përgjegjësi strikt individuale.

Të fundit