Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pyetet për inceneratorin e Elbasanit, Gjiknuri -opozitës: Nuk e di se kush ju këshillon, por me mua po bëni autogol

Pyetet për inceneratorin e Elbasanit, Gjiknuri -opozitës: Nuk e di se

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri sqaroi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se përse është dhënë për 25 vjet kontrata koncesionare e Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë. Sipas Gjiknurit, interpretimi i opozitës është 'çmenduri juridike' dhe se përpjekjet e tyre për të përfshirë emrin e tij në ndonjë aferë është 'autogol'.

Gjiknuri: Pse ne e paskemi dhënë për 25 vjet. Impiantet fotovoltaike e kanë 40 vite. Kjo është e drejta e shfrytëzimit. Është njësoj siç lëshohet një leje mjedisore, siç targohet një makinë që ka të drejtën për t'i mbajtur ato targa 10 vite. Si mund të mendosh që një impiant që e merr dikush në shfrytëzim dhe po nuk pati të drejtën e shfrytëzimit të sigurojë të ardhur. Çmenduri juridike, nuk e di kush ju këshillon nëse keni dashur të lidhni emrin tim me këtë autorizim, keni bërë një atuogol të madh.

Helidon Bushati: Qartësoni, ati që ju thatë te kohëzgjatja e fotovoltaikëve apo hidrikëve, cili është ndryshimi. Ndryshimi mes atyre dhe këtij rasti është se ky rast është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptar, mbështetje e pastër nga buxheti i shtetit. Nuk duhej të ishte koncesion i dhënë pa garë për një subjekt. Ky rast është ai i një investimi publik, ku i ashtuquajturi investitor që është zbatuesi i punimeve, po merr atë që është bërë me paratë e shtetit pa hedhur asnjë lek, i keni dhënë të drejtën ta shfrytëzojë për 25 vite.

Të fundit