Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qarqet dhe një numër bashkish drejt “shkrirjes”, ç’thotë PS për Reformën Territoriale; Datat e mundshme për zgjedhjet vendore

Qarqet dhe një numër bashkish drejt “shkrirjes”,

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla foli për Reformën Territoriale. Ai bëri me dije se opinioni i tij është se 61 bashki janë shumë, pasi bashki të vogla shumë afër njëra-tjetrës paguajnë dy administrata dhe sipas socialistit nuk është e nevojshme.

“Nëse më pyesni mua jo si Kryetar i Grupit Parlamentar, por si deputet dhe qytetar për mua edhe 61 janë shumë. Bashki të vogla shumë afër njëra tjetrës që mbajnë dy administrata kot, por ky është mendimi im personal”, tha Balla.

Sa i përket qarqeve, kreu i grupit theksoi se e kanë humbur peshën, duke lënë të nënkuptohet që do të ketë një riorganizim edhe të tyre.

“Vlerësimi është se qarqet kanë humbur peshën e tyre. Duhet të shkojmë drejt një organizimi më funksional rajonal”, deklaroi Balla.

Ky i fundit tregoi zgjedhjet e ardhshme lokale mund të mbahen mes datave 15 prill dhe 15 maj.

“Nëse përllogaritim afatet kur është konstatuat Këshilli Fundit Bashkiak, unë besoj se mes 15 prillit dhe 15 majit të vitim të ardhshëm mund të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale vitin tjetër”, tha Balla.

 

Të fundit