Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria e pranon: Hakerat qëndruan për 14 muaj në sistemet tona, s’kemi sistem të avancuar mbrojtjeje

Qeveria e pranon: Hakerat qëndruan për 14 muaj në sistemet tona,

Qeveria e ka pranuar se hakerat kanë pasur akses për 14 muaj në sistemet qeveritare. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku u shpreh se sitemet e mbrojtjes nuk ishin të gatshme të përballonin atë nivel sulmi.

Sipas saj, Shqipëria nuk ka sistem të avancuar. Balluku tha se qeveria do të reflektojë dhe do të investojë më shumë në mbrojtje.

“Sulm i paprecedentë dhe ka pasur për synim fshirjen e të dhënave, ka nisur si sulm për të marrë të dhëna dhe për të tregtuar ato, por më pas është transformuar në një sulm që duhet zeroclear.

Do fillojmë të reflektojmë dhe të investojmë në cyber security. Kanë qëndruar në sistemet tona 14 muaj, po se kanë qenë në shadoë mood, kanë qenë të padukshëm.

Nuk kemi sisteme të avancuar, nuk kemi qenë të përgatitur për attack të këtij niveli. Mos kujtoni që nuk kemi qenë nën sulme të ndryshme, hakërruesve amtor dhe profesionit dhe i kemi përballur me sukses. Kjo ishte e pamundur për ne që të përballonim sulmin e mirëorganizuar në katër burime të ndryshme”, tha Balluku.

 

Të fundit