Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria "Rama 3" me ministra të korruptuar? Petro Koçi: Mund të ketë, SPAK-u të hetojë!

Qeveria "Rama 3" me ministra të korruptuar? Petro Koçi:

Deputeti Petro Koçi deklaroi se në radhët e socialistëve mund të ketë ministra të korruptuar.

I ftuar në emisionin "Top Talk" në Top Channel, Koçi tha se përdeërisa disa ministra janë lëvizur dhe shkarkuar, tregon se kanë pasur probleme.

"Po edhe mund të ketë. Fakti që ka ministra që janë shkarkuar dhe janë lëvizur tregon që kanë pasur probleme. Një parti politike që të mbijetojë ndër vite, sidomos në planin elektoral dhe të jetë e besueshme, duhet të ketë aftësinë për të vetëndryshuar. Kjo do të thotë që është kapacitet për të ndryshuar edhe vendin", shtoi Koçi.

Lidhur me situatën e krimit në vend, Koçi shtroi nevojën që policia kriminale të fuqizohej pasi rrjeti i trafikut të drogës me porotagonistë shqiptarë, po përhapet thuajse në të gjithë kontinentin.

"SPAK-u ka bërë një bisedë me mua dhe politikani nuk duhet të jetë një ekspert policie apo gjyqtar. Përderisa korrupsioni dhe ligjet e segmenteve dhe individëve të shtetit ekzistojnë dhe shoqëria ti reflekton edhe politikisht atëherë është detyrë e politikës që këtë gjë ta bëjë si zëdhënje të shkundë edhe institucionet dhe të rrisë rezistencën te individë që punojnë te shteti për të refuzuar fenomene të tilla. SPAK-u duhet të hetojë.

Nuk jemi në një situatë ku na kontrollon krimi, por ekziston dhe në vende të caktuara është shumë i fuqishëm. Në vende të caktuara ndërveprimi i institucioneve ligjzbatuese duhet të jetë më i fortë.

Për mua i gjithë truri i policisë është policia kriminale, që na duhet më e fuqishme dhe duhet të funksionojë me shërbimet informative vendas dhe ato të huaja. Krimi i këtyre formave të rënda si trafiku i drogës, me protagonistë nga Shqipëria është përhapur në të gjithë kontinentin dhe kjo është një premisë negative", ka thënë Koçi.

Kujtojmë se më herët, Koçi denoncoi se në qytetin e Fierit duart e krimit janë të përfshira në të ardhurat publike, duke i bërë thirrje SPAK-ut të niste hetimet. Pas deklaratës së tij, SPAK thirri Koçin për të dëshmuar. 

 

Të fundit