Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qytetari i thërret ‘Rama ik’ nga ballkoni, kryeministri: Kur të shkosh në Tiranë i bie nga rruga jonë, jo e Lulit

Qytetari i thërret ‘Rama ik’ nga ballkoni, kryeministri: Kur

Kryeministri Edi Rama është përballur me thirrjen ‘Rama ik’ teksa zhvilloi sot një takim elektoral në Peshkopi.

Ndërsa thirrjen ia drejtoi nga bllokoni i shtëpisë së tij, Rama nuk ka nguruar dhe i është përgjigjur qytetarit me ironi.

“I erdhi mesazhin pllaka e gramafonit. Ku të shkojë? E kam fakt, thonë të vërtetët të shkretët, ik se na plase sepse nuk munden dot. Nuk ka rëndësi, takova m’u në tunel një demokrat.

Më doli me maskë dhe më tha, a të bëjmë një selfie, dakord e bëjmë i thash. Më tha kush fiton? Populli shqiptar i thashë dhe po pa merak se edhe PD do e nxjerrim nga tuneli. Ishte tuneli tre, si mandati tre. Po këta që thonë Rama Ik, për të ik në Tiron, do i bien nga rruga jonë dhe jo e Lulit”, u shpreh Rama.

Të fundit