Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Rrafshon arkën e shtetit"/ Rama komenton 7 pikat e Bashës, tregon pse u shit lirë energjia: Nuk ka kthim pas për çmimin

"Rrafshon arkën e shtetit"/ Rama komenton 7 pikat e Bashës,

Kryeministri Edi Rama i qëndron faktit se çmimi i energjisë nuk varet nga qeveria, por nga tregu ndërkombëtar. Ai mblodhi qeverinë, ku vendosi për planin e mbrojtjes së qytetarëve dhe bizneseve të vogla, të cilin do ta prezantojë ditën e nesërme.

Kryeministri u pyet për planin me 7 pika që prezantoi kryedemokrati Lulzim Basha për të përballur krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve.

Ai tha se në qeverisjen demokratike karburanti ka qenë më i shtrenjtë, duke shtuar se kërkesat e PD parashikojnë rafshimin e arkës së shtetit. Kryeministri i cilësoi propozimet, atavizma të kohës së Sudes dhe Vebiut.

"Verifikoni sa ka qenë çmimi i naftës në 2013-ën. Sa e kanë blerë drejtuesit, e kanë blerë më lirë apo më shtrenjtë? Pastaj diskutojmë për të tjerat. Nëse heqim të gjitha mundësitë financiare që krijohen nga kontributet, me çfarë do t'i bëjmë të tjerat?

Ne jemi të qartë çfarë do bëjmë. Kurse këto kërkesat, bëje rrafsh arkën e shtetit janë atavizma të kohës së Sudes dhe Vebiut. Ne nuk jemi partia e Sudes dhe Vebiut", u shpreh Rama.

I pyetur se përse Shqipëria ka shitur energji, kur çmimi ishte i lirë, kryeministri tha se vendi nuk ka mundësi ta mbajë dhe se ëshët shitur lirë, pais nevoja ka qenë e ulët.

"Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shet energji pasi në momentin kur ka reshje me tepri ka dy rrugë ose ta shesë ose ta derdhë prurjen e reshjeve. Kur është mot reshjesh çmimi është më i ulët. E shet në një kohë kur kërkesa nuk është e lartë", u shpreh Rama.

Ky i fundit shtoi se kur të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës, kjo situatë do të ndryshojë. 

"Prandaj po ndërtojmë Skavicën sot. Na jep mundësinë që prurjet që nuk na duhen, ti kemi aty si rezervë. Do të kemi fuqinë ta diktojmë ne se kur do të dalim në treg për të shitur. Do na japë mundësinë që ne të ruajmë rezerva. Se ujë mund të kesh po po nuk pate ku ta rezervosh, ça do bësh, do rrish në dush gjithë ditën apo do ta lësh të ikë? Se duhet të kesh një rezervë", tha ai.

 

Të fundit