Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rakipi shpallet "non grata" në SHBA nga 'këshilltari' i KM, Rama e bën delegat në Vorë

Rakipi shpallet "non grata" në SHBA nga

Kryeministri Edi Rama caktoi ditën e sotme si delegat të PS në Vorë, Orlando Rakipin. Ky i fundit ishte deputeti që theu herësin më 25 prill dhe pse ishte i renditur i 30-ti në listën e Tiranës, duke arritur të marrë mandatin e deputetit.

Kryeministri i besoi këtë detyrë të rëndësishme, por në media prej ditësh po qrakullojnë lajme se Orlando Rakipi do të shpallet "non grata" në SHBA. I riu, i cili ishte një emër i panjohur në skenën politike deri më 25 prill është djali i ish-deputetit Aqif Rakipi.

Ornaldos do t'i ndalohet hyrja në SHBA prej babait të tij. Sipas "Albanian Post", ish-deputeti Aqif Rakipi do të shpallet "non grata" dhe rrjedhimisht hyrja në Shtetet e Bashkuara do t'i ndalohet dhe familjes së tij.

Aqif Rakipi, ish deputeti i PDIU-së që kaloi më pas me PS iu hoq mandati për shkak të ligjit të dekriminalizmit. E teksa pritet një "non grata", Rama i beson Orlando Rakipit Vorën. Ky i fundit ka qenë një figurë e sulmuar për shkak të mungesës së kontributit në politikë dhe babait të tij.

 

Të fundit