Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: “Ballkani i Hapur” do të ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi

Rama: “Ballkani i Hapur” do të ndihmojë dialogun

Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur në samitin e OKB-së edhe “Ballkanin e Hapur”.

Teksa iu referua nismës, Rama tha se do të ndihmojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, teks a kërkoi që të punohet mes dy vendeve.

Kryeministri foli edhe për raportin e Shqipërisë me Serbinë. Rama tha se lidhja dhe marrëdhënia më Beogradin, nuk ndryshon njohjen e Kosovës nga Shqipëria.

“Në rajonin e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojmë me një sipërmarrje të përbashkët me interesat tona specifike, kjo na bëri bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për të krijuar një platformë të hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit por edhe më tej. Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes. Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është mënyra e vetme dhe jam i bindur se Ballkani i Hapur do e ndihmojë këtë proces”, deklaroi Rama.

Të fundit