Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Basha nuk është lider, Berisha e largon nga SHQUP me një mesazh në FB

Rama: Basha nuk është lider, Berisha e largon nga SHQUP me një

Kryeministri Edi Rama nuk e ka cilësuar Lulzim Bashën lider të Partisë Demokratike.

I ftuar në Open, Rama thotë se lideri real është ish kryeministri Sali Berisha, pasi sipas tij me një mesazh në facebook, e nxjerr jashtë selisë për 24 orë.

Nuk e bën dot dhe bën atë që di të bëjë. Në këtë rast secili bën atë që është me ë udhës për të përcjellë mesazhin e vet. Basha nuk është lideri i PD për çështje shumë sensistive sepse në më shumë se një rast, psh jemi sot si e gjithë bota në kushtet e një lufte në pandemi që kërkon respektimin e disa normave jo shumë të vështira.

Sali Berisha është aq lider real se me një postim në fb, të thotë largohet Basha, ai largohet nga SHQUPI të nesërmen.

Del e bën thirrje mos u vaksinoni se është vdekjeprurëse. Kjo nuk është se cfarë thotë Ditmir Bushati ulur në sofa, as nuk më intereson fare. Kjo është e lidhur me një moment kyc të jetës tonë.              

Gjinua (Basha) nuk e hap gojën, e del këto ditë sikur nuk ka pandemi, nuk ka rënë tërmet, sfida që ndikojnë me buxhetin , taksat, financimin etj, flet sikur jemi në në 2005, 2017... asnjë fjalë për vaksinat e pandeminë vec dezinformimit dhe fjalët e këqija e tërmetin. Ky është në autobus.

Nëse këta merrnin detyrën, vaksinimi nuk do vazhdonte sic do të vazhdojë duke qëndruar ne, dhe rindërtimi po ashtu”, thotë Rama.

Të fundit